TË FUNDIT

Grenell mbështet Marshin për Drejtësi: SHBA duhe të bëjë thirrje për lirimin e Thaçit

Ish-emisari special amerikan, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mbështetur përmes një reagimi, marshin masiv të mbajtur sot në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

”Qëndroj me këta miq në Kosovë- që u mblodhën për lirimin e mikut tim Hashim Thaçi”, ka thënë ai, transmeton klankosova.tv.

Megjithatë duke qenë nga ekipi Trump, ai ka shfaqur disa kritika ndaj administratës Biden për siç thotë mosveprim në këtë çështje.

Teksa mes tjerash ai thotë se SHBA-të, duhet të bëjnë thirrje për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *