TË FUNDIT

“Do jetë si në vitin 1944”, ekonomisti ushtarak parashikon: Rusia do ta humbë luftën në tetor

Ekonomisti ushtarak Marcus Keupp, i cili është pjesë e Akademisë Ushtarake ETH të Zurichut, ka bërë një parashikim për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për “Neue Zurcher Zeituing” (NZZ), ai tha se beson se Rusia do ta humbasë luftën në tetor të këtij viti dhe tregon arsyet pse.

“Ukraina tani po përfundon trajnimin e ekipeve të Ukrainës për tanke në Gjermani e Poloni. Kjo do të thotë se mund të presim një kundërofenzivë ukrainase me tanke perëndimore nga mesi i prillit”.

“Ukraina ndoshta do të përparojë nga Zaporizhzhia nëpërmjet Melitopolit deri në bregun e Detit të Zi. Duke e bërë këtë, ata mund të rrethojnë njësitet ruse. Përveç kësaj, ata mund të vendosin edhe sisteme raketore Himar në bregun e Detit të Zi për të bombarduar bazat ushtarake në Krime e për të ndërprerë logjistikën ruse.”

“Do të jetë moment ku humbja e Rusisë bëhet e dukshme. Ky është parashikimi im. Prandaj thashë: Rusia do ta humbë luftën ushtarakisht në tetor. Situata ushtarake do të jetë e krahasueshme me vitin 1944, kur luftën evropiane e humbën fuqinë e Boshtit”., tha Keupp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *