TË FUNDIT

Djegia e veturave në veri, reagon ambasadori gjerman: Shqetësues fakti që Lista Serbe nuk i dënoi zjarrëvëniet

Djegia e veturave në veri, reagon ambasadori gjerman: Shqetësues fakti që Lista Serbe nuk i dënoi zjarrëvëniet

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur shqetësuese faktin që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegiet e veturave të qytetarëve serbë në veri të vendit, të cilët veturat i kishin të regjistruara me targa RKS.

Ai ka deklaruar se të gjithë duhet të jemi bashkë për të dënuar praktikën e tillë.

“Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar për ta dënuar këtë praktikë”, ka shkruar Rohde në Tëitter.

Ndryshe gjatë ditëve të kaluara në veri pati djegie të disa veturave të qytetarëve serbe të cilët i kishin regjistruar me targa RKS. Përpos kësaj edhe ekipet policore të Kosovës janë sulmuar me mjet shpërthyes në veri./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *