26 të vdekur nga tornadot në SHBA
26 të vdekur nga tornadot në SHBA
Të paktën 26 persona vdiqën pasi një seri tornadosh shpërthyen në disa vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shtëpitë u shkatërruan dhe mijëra mbetën pa energji pasi stuhitë shkaktuan shkatërrime në disa shtete, shkruan BBC.
Sipas Washington Post, janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado.
Viktimat ishin nga shtetet: Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi.
Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas të premten. Ajo tha se foli me presidentin Joe Biden për situatën, i cili premtoi ndihmë.
Qindra mijëra njerëz janë pa energji në disa shtete.
Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekurat, sipas faqes së internetit të SHBA PowerOutage.