Shqelmat “falso” të radhës – çka paralajmëroi Lista Serbe me termin “kryengritje e përgjithshme”?
Shqelmat “falso” të radhës – çka paralajmëroi Lista Serbe me termin “kryengritje e përgjithshme”?
Pak çaste pasi u mësua arrestimi i serbit të dyshuar për plagosjen e zyrtarëve policorë kosovarë, ishte deklaruar edhe Lista Serbe.
Kjo e fundit, përmes një komunikate njoftoi publikun për paralajmërimin që kanë vënë në dispozicion, përcjell lajmi.net.
Ata akuzojnë Kurtin për këtë arrestim, duke thënë se i njëjti është i pabazuar.
“Kryengritja”?
Mes tjerash, në njoftim kanë thënë se do të ketë reagim të gjithë popullit serb në Kosovë pas këtij arrestimi. Cila është kjo kryengritje? Në fakt, kush nuk e do një tentim-vrasës prapa grilave.
“Pasi që mblodhëm të dhëna rreth rrëmbimit të sotëm të një serbi nga ana e njësiteve speciale të Kurtit, duam të njoftojmë se populli serb e paralajmëron Prishtinën që në rast të moslirimit të të arrestuarit në mënyrë të pabazë, të cilin sot e rrëmbyen njësitet e Kurtit në veri të Kosovës dhe nëse nuk ndalohet me maltretimin e popullit serb, atëherë do të shkaktojë reagimin e të gjithë serbëve. Të bëjmë të qartë, ky nuk do të jetë ndonjëfarë paralajmërimi porse ngritje e përgjithshme për ndalimin e represionit të Albin Kurtit mbi qytetarët e pafajshëm”, thuhej ndër tjerash në reagim të Listës Serbe.
Në anën tjetër, ministri Sveçla, poashtu përmes një njoftimi në rrjetin identik social, kishte paralajmëruar të gjithë ata kriminelë që dirigjohen nga Beogradi, se do të dalin para drejtësisë.
“Njëri nga ta sot është arrestuar dhe i cili përveç që ka qenë i përfshirë në djegien e veturave në veri, si pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, më parë ai kishte sulmuar me armë Policinë e Kosovës duke i plagosur dy zyrtarë të saj”, shkroi Sveçla.