Rama për fillimin e gjyqit ndaj Thaçit: A janë kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë?
Rama për fillimin e gjyqit ndaj Thaçit: A janë kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për një lajm të “Reuters” që flet për fillimin e gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.
Përmes një postimi në Twitter, Rama ka pyetur nëse duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë dhe kundër regjimeve brutale, shkruan lajmi.net.
“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeri në këtë foto dikur u përshëndet si ‘George Washington i Kosovës’ nga vetë Joe Biden”, ka deklaruar Rama duke kujtuar deklaratën e Biden për ish-presidentin Thaçi.
Postimi i plotë:
Are those who lead their people towards freedom against brutal regimes now to be considered criminals? It’s a concerning thought, especially considering the man in this photo was once hailed as the George Washington of Kosovo by Joe Biden himself! https://t.co/w5sEiAI8Nc
— Edi Rama (@ediramaal) April 1, 2023