Lista Serbe “vajton” pak arrestimin e serbit të dyshuar për plagosjen e zyrtarëve policorë, propagandon se s’ka prova
Lista Serbe “vajton” pak arrestimin e serbit të dyshuar për plagosjen e zyrtarëve policorë, propagandon se s’ka prova
Lista Serbe është deklaruar pas arrestimit të dyshuar për plagosjen e dy zyrtarëve policorë.
Përmes një komunikate të para pak çasteve të publikuar në “Facebook”, LS ka hyrë në punën e Drejtësisë, duke propaganduar se nuk ka prova për një gjë të tillë, përcjell lajmi.net.
“Regjimi i Kurtit nuk ka zgjidhur asnjë sulm ndaj serbëve deri më tani, ku ka pasur me dhjetëra sosh, por kur serbët duhet të persekutohen pa prova, ai vepron urgjentisht. Është e qartë se qëllimi i tij është të shkaktojë kaos dhe situata në terren thotë se ai nuk është shumë larg kësaj.
Kohët e fundit, Prishtina në synimin e saj për të mashtruar opinionin shkon edhe një hap më tej, edhe në rastet kur serbët janë dëmtuar, ai si i dyshuar, i arreston serbët në mënyrë të pajustifikueshme dhe tenton të zbraps realitetin në terren duke fshehur fajtorët e vërtetë të sulmit ndaj serbëve.” – thuhet në reagimin e Listës Serbe.