“Hashimit s’ju kanë pa kamtë kurrë” – Shoku i Thaçit rrëfen si i mbeti atij nofka “gjarpër”
“Hashimit s’ju kanë pa kamtë kurrë” – Shoku i Thaçit rrëfen si i mbeti atij nofka “gjarpër”
Arif Aliu, shoku i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka folur për kohën që ka kaluar me ish-presidentin Thaçi gjatë luftës në Kosovë.
Aliu është emocionuar kur është pyetur për raportin me Thaçin, duke thënë se e ka shok që nga shkolla e mesme.
Në një prononcim për lajmi.net, Aliu është shprehur se e di të gjithë aktivitetin e Hashim Thaçit, që nga viti 1987.
“Hashimi ka qenë gjithmonë si Hashimi, i butë, i qetë, i vendost, trim. Edhe s’ju kanë pa kamtë kurrë, prandaj i ka mbetur nofka ‘gjarpri’. Unë ju kam thënë edhe shokëve para lufte e mas lufte, edhe këtyre të rinjve, ndashi thuani Hashim Thaçi, ndashi Kadri Veseli, këto janë dy figura të cilët cilindo që e përmendni, kurgjo nuk prishni. Për Hashimin thonin po e njohim, po ky tjetri kush është? Ai është një far Luli, një djalë i mirë”, ka thënë Aliu.
Ai ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë “Alfa dhe Omega e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Aliu ka deklaruar se tashmë të dy janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë.
“Nëse ka pasur numra nga 1-10, unë ju them se 1-shi dhe 2-shi i UÇK-së janë ata dy (Thaçi e Veseli). Ju them me plot bindje se ata dy janë gjeneza e UÇK-së. Edhe pse ata nuk kanë rreh gjoks kurrë për këtë punë, tash janë atje”, ka thënë Aliu. /Lajmi.net/