INTERESANTE

Botim i ri i Jusuf Buxhovit “Maqedonia – pjesë e trinomit mbretëror ilir në antikitet” edhe në anglisht

-Jusuf Buxhovi: “Macedonia – from antiquity to uor time”, botoi “Jalifast Publishing”, Houston, 2021,faqe 667.

“Botimi në anglisht i veprës voluminoze me 677 faqe, “MACEDONIA – FROM ANTIQUITY TO OUR TIME” nga botuesi amerikan “Jalifat Publishing” në përkthim të Avni Spahiut, krahas përkthimi në anglisht të “Kosovës” në tre vëllime, që tashmë ka depërtuar në shumë nga universitetet amerikane dhe ato botërore si litetaturë alternative për historinë e Evropës Juglindore, paraqet një tjetër të arritur historiografike të autorit në përballje me falsifikimet dhe gënjeshtrat e historiografisë serbe, si dhe me diskursin antishkencor sipas të cilit Mbretëria e Maqedonisë, në njërën anë (nga historiografia institucionale shqiptare) përjashtohet nga bota ilire së cilës i ka takuar, dhe në tjetrën anën, nga historiografia greke dhe ajo europiane, shihet si pjesë e helenizmit grek. Ndonëse autorët antik nuk e shohin si të tillë, po pjesë të familjes pellazge-ilire. Duke u mbështetur mbi fakte historike, autori mbretërinë e Maqedonisë e sheh në kuadër të trinomit të mbretërive ilire në antiktet: bashkë me mbretërinë e Dardanisë dhe të Epirit.”, shkruan autori Blerim Mato, tekstin e të cilit, që Jusuf Buxhovi e ka postuar në rrjetet sociale.

‘Përkthimi i librit në anglisht si dhe plasimi në qarqet shkencore dhe universitare amerikane me renome po edhe botërore në përgjithësi nga botuesi i njohur amerikan “Jalifat Publishing” nga Houstoni, është me interes të veçantë, ngaqë përhap të vërtetën rreth Maqedonisë si pjesë e botës ilire nga antikiteti, të përvetësuar nga grekët, siç përhapë edhe të vërtetën se në shtetin e sotëm të quajtur Maqedoni e Veriut, në pjesën më të madhe të Dardanisë antike dhe më vonë në vilajetin e Kosovës, ndërlidhet identiteti historik, etnik, shpirtëror, kulturor dhe politik i shqiptarëve nga lashtësia i mohuar nga historiografia hegjemoniste serbe, ruse, bullgare dhe ajo e sajuara “maqedone” me ç’rast ata paraqiten “ardhacakë”, “pushtues”, “zullumqarë” të ardhur në këto hapësira nga shekulli XVIII e këndej me ndihmën e osmanëve!” ka shkruar midis tjerash B.Mato.

“Mbi këto platforma” vazhon ai,”nga Kriza Lindore e këtej, janë ndërtuar edhe hartat e reja të shteteve në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, ku hapësira etnike dhe ajo shpirtërore-kulturore e shqiptarëve është copëtuar nga shtetet fqinje (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia). Ato u kanë sherbyer edhe programeve antishqiptare nga shpërnguljet e deri te etnocidet dhe gjenocidet, siç ka ndodhë në vitin 1878, 1912, 1944 për të vazhduar edhe me konventat me Turqinë për shpërnguljen e tyre në vitin 1938 dhe 1953.”

Prandaj, i konceptuar mbi këta faktorë dhe i mbështetur mbi fakte të qëndrueshme historike, libri në anglisht përhapë të vërtetën për vendin dhe rolin e shqiptarëve në këtë shtet të krijuar politikisht në vitin 1944 nga Titoja (fillimisht si pjesë e federatës jugosllave në përputhje me vendimet e AVNOJ-it të vitit 1943) dhe në vitin 1992 si shtet i pavarur, me ç’rast ata do të diskriminohen qoftë si pakicë kombëtare gjatë Jugosllavisë së Titos, qoftë me statusin e qytetarisë “me të drejta njerëzore” në rrethanat e shpalljes së Maqedonisë shtet-komb.”, thotë midis tjerash autori.

The post Botim i ri i Jusuf Buxhovit “Maqedonia – pjesë e trinomit mbretëror ilir në antikitet” edhe në anglisht first appeared on In For.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *