TË FUNDIT

42 vjet nga demonstratat e prillit

42 vjet nga demonstratat e prillit

Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe.

42 vjet pas, kujtimet për këtë ngjarje i ka ende të freskëta ish-i burgosuri politik, Selatin Novosella.

Këto demonstrata, për Tëvë1 ai i quan si një prej vlerave më të mëdha e më të çmueshme të lëvizjes së Kosovës për çlirim.

Por, ai ka një kujtim të veçantë për tetë të rënët e asaj dite ndër ta edhe nxënës për të cilët thotë se ia shtuan madhështinë kësaj revolte popullore.

Ish-i burgosuri politik thotë se nuk është i kënaqur me përkujtimin që i bëhet të rënëve, teksa kërkon më shumë punë në këtë drejtim.

Në ato ngjarje të rënda por të lavdishme në historinë e popullit tonë, pushteti vrau 8 demonstrues, plagosi 15, e me qindra arrestoi e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik.

Forcat e regjimit jugosllav patën dy të vrarë dhe 17 të plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *