Petkoviq reagon pas deklaratës së Kurtit: Kush është ai t’i japë leje Vuçiqit për vizitë në Kosovë?
Petkoviq reagon pas deklaratës së Kurtit: Kush është ai t’i japë leje Vuçiqit për vizitë në Kosovë?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do t’i jap leje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për të vizituar Kosovën.
E këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Ai ka pyetur “kush është Kurti” për t’i dhënë leje për vizitë Vuçiqit.
“Kush është Kurti që ta përcaktojë dhe t’i japë leje për vizita në krahinë presidentit Vuçiq, kur ka marrëveshje të nënshkruara që rregullojnë qartë këtë çështje?”, tha ai.
Sipas Petkoviqit, Kurti “ka frikë” nga vizita e presidentit Vuçiq, sepse “e di sa do të thotë kjo për popullin serb në Kosovë”.
Kujtojmë se kryeministri Kurti i ftuar në emisione në media vendore ka thënë se Vuçiq nuk është person i dëshiruar në Kosovë, andaj natyrisht se nuk do t’ia jep lejen për vizitë.