Murati shpalos detaje për Projektligjin e miratuar sot: Më 2023 falje tatimore deri në 100 euro apo lartësinë e faturës
Murati shpalos detaje për Projektligjin e miratuar sot: Më 2023 falje tatimore deri në 100 euro apo lartësinë e faturës
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme, ku përfshihet edhe falja për vitin tatimor 2023.
Ministri i Financave, Herkuran Murati ka dhënë detaje për faljen e ngarkesës tatimore.
Ai ka thënë se tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro, apo sa lartësia e faturës.
“Projektligji gjithashtu parasheh edhe disa masa tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë, si: lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore; kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor; zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025”, ka shkruar Murati.
“Uroj që edhe Kuvendi i Republikës ta trajtojë sa më shpejt në të dyja leximet, në mënyrë që tatimpaguesit të përfitojnë nga zbritja tatimore”, ka shkruar në fund ai.