Molliqaj: UÇK-ja është guxim, jo kalkulim
Molliqaj: UÇK-ja është guxim, jo kalkulim
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, është deklarim pak orë pas komunikatës së VV-së, ku kjo e fundit konfirmoi mbështetjen për Marshin për Drejtësi.
Sipas të parit të socialdemokratëve kosovarë, ky është veç një kalkulim i radhës nga partia në pushtet, përcjell lajmi.net.
Molliqaj llogaritjen e sheh te numri i votave, duke marrë UÇK-në si diçka që siguron mbështetje popullore.
Gjithashtu, ai përmendi edhe faktin se hiç më larg se parmbrëmë, Kurti tha se nuk është në dijeni për këtë organizim.
“Marshi është lajmëruar tash sa kohë. Kryeministri parëmbrëmë, në inat e sipër, teksa arsyetonte “Zajednicën”, na tha se nuk ka dëgjuar gjë për këtë marsh. Por, Partia sot i paska bërë llogaritë: Marshi për Drejtësi do të gjejë mbështetje popullore, andaj dalim edhe ne. E lexueshme, ku ka numra e masë, aty e keni VV-në oportuniste. Kjo është e kundërta e rrugës së saj. UÇK është udhëhequr nga guximi, dhe jo nga disponimi i dobët si konsensus i opinioneve”, shkruan ndër tjerash.