TË FUNDIT

Haxhiu: Serbia i është vërsulur ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, shteti duhet të reagojë

Haxhiu: Serbia i është vërsulur ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, shteti duhet të reagojë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në Marshin për Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që aktualisht gjenden në Hagë.

Në një intervistë për lajmi.net, Haxhiu ka deklaruar se e mbështet publikisht këtë organizim dhe se mendon që pjesëmarrja duhet të jetë sa më e madhe.

“Po mbrojmë vlerat tona, vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mendoj se është e rëndësishme edhe në këtë situatë kur i gjithë mekanizmi i Republikës së Serbisë është i fokusuar për të devijuar dhe shtrembëruar luftën tonë. Kjo është një përpjekje për t’i dhënë legjitimitet më të madh luftës dhe kauzës së drejtë të popullit shqiptar, jo vetëm në luftën e fundit por edhe përgjatë shekujve”, ka deklaruar Haxhiu.

Ai ka thënë se Marshin për Drejtësi duhet ta bëjnë të gjithë bashkë, pa përjashtim dhe pa dallim partiak.

“Kjo është më e madhe se të gjithë ne, andaj edhe mendoj se Marshin për Drejtësi duhet ta bëjmë të gjithë bashkë”, ka deklaruar Haxhiu. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *