Djegia e veturave në veri, Viola von Cramon: Autoritetet t’i ndjekin përgjegjësit
Djegia e veturave në veri, Viola von Cramon: Autoritetet t’i ndjekin përgjegjësit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar për djegien e veturave me targa të Kosovës në veri të vendit tonë.
Cramon ka thënë se ky veprim është i papranueshëm dhe se duhet të dënohet me patjetër, përcjell lajmi.net.
Veç kësaj, ajo ftoi autoritetet që t’i ndjekin përgjegjësit.
“Djegia e veturave të ri-regjistruara në veri të Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe duhet dënuar nga të gjithë. Autoritetet përkatëse duhet të ndjekin urgjentisht përgjegjësit për të siguruar stabilitet për komunitetin lokal.” – ka shkruar Cramon në Twitter.
The burning of re-registered cars in the north of #Kosovo is absolutely unacceptable and should be condemned by all.
Relevant authorities should urgently prosecute the responsible in order to ensure stability for the local community.@EUKosovo @MiroslavLajcak https://t.co/3ej2tMy2yw
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) March 31, 2023