TË FUNDIT

Ambasadori britanik reagon për incidentet në veri: Janë veprime që rrezikojnë stabilitetin dhe qetësinë

Ambasadori britanik reagon për incidentet në veri: Janë veprime që rrezikojnë stabilitetin dhe qetësinë

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott ka reaguar pas incidenteve në veri, konkretisht djegies së veturave me targa “RKS” të regjistruara nga serbët.

Në një postim në Facebook, Abbott ka thënë se këto akte janë të papranueshme dhe paraqesin rrezik për stabilitetin dhe qetësinë e tanishme, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Abbott:

Djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë.

Hetimet e shpejta për këtë kriminelë janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *