TË FUNDIT

A ka greva të reja? Jasharaj paralajmërim qeverisë: Mos të rrinë të qetë

A ka greva të reja? Jasharaj paralajmërim qeverisë: Mos të rrinë të qetë

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk duhet të relaksohet tej mase në raport me mësimdhënësit, duke e marrë “si të kryer grevën”.

Në një intervistë për lajmi.net, ai thotë se Qeveria Kurti ka qasje tmerrësisht të gabuar ndaj sindikatave, shkruan lajmi.net.

Ai paralajmëron se sindikata që ai udhëheq, edhe në të ardhmen do t’i nxjerrë punë Qeverisë.

“Ne edhe në të ardhmen do t’i nxjerrim telashe qeverisë në kërkesat tona. Në përpjekjet për realizimin e kërkesave tona. Qeveria mos të rri e qetë t’thotë u mbyll, nuk do t’ketë”. Unë si kryetar nuk guxoj të them që në të ardhmen nuk do të ketë veprime sindikale, por ato vendosin organet dhe anëtarësia e SBASHK-ut”, thotë ai për lajmi.net.

“Në shtator kur filluan sulmet verbale ndaj meje, disa nuk hezituan të më përfshijnë edhe familjen. Por, familja më tha se anëtarësia të ka besuar dhe duhet të vazhdoj, andaj do të vazhdoj. Dorën në zemër, e kam pranuar edhe para mediave, në shëndetin tim, shtatori ka ndikuar goxha shumë. Edhe , sepse e shihja që ditët po ikin e çerdhet e shkollat e mbyllura. Nuk ishte fare e lehtë për ne, por nuk ishte faji ynë. Pastaj nuk pushonin as fyerjet nga më të ndryshmet. Kjo më ka lënë pasoja, plagë të cilat më janë shëruar nga vetë fakti se kisha mbështetjen e anëtarësisë dhe më morën në mbrojtje opinioni i gjerë”, thotë tutje ai.

“Edhe pse do të më shajnë vazhdimisht, është një Qeveri e cila ka një qasje tmerrësisht të gabuar ndaj sindikatave. Jo vetëm me neve, po u pa që i doli punë edhe me drejtësinë, mediat e me s’di kë tjetër. Veçanërisht me SBASHK-un, mbase pse është sindikata më e fortë në Kosovë dhe është më e organizuara”, shton ai.

“Ne edhe në të ardhmen do t’i nxjerrim telashe qeverisë në kërkesat tona. Në përpjekjet për realizimin e kërkesave tona. Qeveria mos të rri e qetë t’thotë ” u mbyll, nuk do t’ketë”. Unë si kryetar nuk guxoj të them që në të ardhmen nuk do të ketë veprime sindikale, por ato vendosin organet dhe anëtarësia e SBASHK-ut”, tha në fund ai. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *