Rruga te “Kafet e Rakisë” do të shtrohet me kalldrëm, të hënën fillon heqja e asfaltit
Rruga te “Kafet e Rakisë” do të shtrohet me kalldrëm, të hënën fillon heqja e asfaltit
Rruga te pjesa e kryeqytetit, e njohur si “Kafet e Rakisë”, do të restaurohet.
Siç ka bërë të ditur drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, të hënën do të fillojë heqja e asfaltit, për t’u zëvendësuar më pas me kalldrëm, përcjell lajmi.net.
Nga kjo synohet që të rikujtohet Prishtina e Vjetër, ndërsa ndryshimi është pjesë e projektit të Ramës për të shënuar hapësira që ka memorie kolektive, siç është quajtur nga zyrtarët institucionalë.
“Me pronarët e kafeve të Rr. “2 korriku”, diskutuam për trajtimin e kësaj rruge, e cila për qytetin e Prishtinës mbanë memorje kolektive. Kjo rrugë do të trajtohet e gjitha me kalldërmë, përmes së cilës kujtojmë Prishtinën e vjetër”, shkroi ai.