“Nuk është i dëshirueshëm” – Kurti thotë se nuk do t’i jap leje Vuçiqit për ta vizituar Kosovën
“Nuk është i dëshirueshëm” – Kurti thotë se nuk do t’i jap leje Vuçiqit për ta vizituar Kosovën
I pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq javë më parë kishte paralajmëruar një vizitë në Kosovë, vizitë kjo që do të vie nga një tur vizitash pak muaj më vonë.
Megjithatë, duket se për presidentin serb, kjo do të jetë e pamundur. Shkak për këtë është refuzimi i Kurtit, përcjell lajmi.net.
Kreu i ekzekutivit e tha në Rubikon se nuk do t’ia japë lejen Vuçiqin për ta vizituar vendin tonë, me pretekstin se nuk është i dëshirueshëm.
“Nuk do t’i jap leje. Pse po më detyroni të përgjigjem. Lëreni ta bëjë kërkesën njëherë. Do ta refuzoj. Nuk do t’i jap leje. Ai nuk është i dëshirueshëm”, tha veç tjerash Kurti.
Kujtojmë se tutje, shefi i qeverisë komentoi edhe çështjen e Asociacionit, duke shtuar se ka disa ide për të dhe se po punon për këtë gjë.
“Ne kemi treguar edhe konstruktivitet edhe kreativitet. Siç e kam thënë, ua thash që ta përgatis të nesërmen dokumentin që do t’i kishte tri shtylla. Bazën evropiane të dokumentit të Mogerinit, Kushtetutën e Kosovës dhe vlerat universale demokratike. Aty, Vuçiqi tha për mua takimi mbaron këtu”, tha ndër tjerash Kurti.