Mehaj dhe Aliu në konferencë për media, flitet për aeroportin e Gjakovës
Mehaj dhe Aliu në konferencë për media, flitet për aeroportin e Gjakovës
Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot duke filluar nga 09:00, do të mbahet konferencë për media nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Kështu njoftoi ministria e Mbrojtjes, me anë të një njoftimi për media. Sipas njoftimit, temë e diskutimit do të jenë shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.
“Tema e kësaj konference është në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.