TË FUNDIT

Kurti: Vetëmenaxhimi nuk është vetëqeverisje, marrëveshja nuk është e shkëlqyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vetëmenaxhimi nuk është vetëqeverisje.

“Nuk është vetëqeverisje, është vetëmenaxhim. Vetëmenaxhimi nuk është territorial, aty përmendet edhe Këshilli i Evropës dhe nuk kam çfarë të them më shumë se sa që këto çojnë te marrëveshja kornizë e Këshillit të Evropës që mund ta lexojnë të gjithë”, tha Kurti në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Vetëmenaxhimi sipas tij nuk është territorial dhe se ka të bëjë me komunitetin serb.

“Vetëmenaxhimi i përket neni7, thotë vetëmneaxhim për komunitetin serb jo për komunat, nëse vetëmenaxhimi do të ishte te komunat, do të kishte bënte me vetëqeverisjen lokale. Vetëmenaxhimi nuk ju referohet serbëve në territorin ku banojnë por në identitetin që kanë”, ka thënë ai.

Ai tha se marrëveshja e arritur nuk është dokument për të shkëlqyer por bazë e mirë për të vazhduar dialogun.“Këto nuk paraqesin dokument të shkëlqyer, por është bazë e mirë për të vazhduar bisedimet dhe paltformë solide për të ecur përpara. Aktualisht kjo nuk shkëlqen, potencialisht nuk na e mbyll rrugën që të shkëlqejmë”, shtoi kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *