TË FUNDIT

Kurti kritika indirekte Gjykatës Kushtetuese: Morëm 500 mijë vota, po zvarritemi nga 9 persona

Kurti kritika indirekte Gjykatës Kushtetuese: Morëm 500 mijë vota, po zvarritemi nga 9 persona

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte regjistroi paraqitjen e dytë radhazi në televizionet vendore.

Në Rubikon, ai komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Këshillin Prokuroriale, ndërsa çështjen e dërgimit të ligjeve në institucionin më të lartë juridik në vendin tonë, si zvarritje, përcjell lajmi.net.

Më pas kujtoi faktin se si kryeministër me 14 shkurt fitoi mbi 500 mijë vota, ndërsa i gjithë plani për ndryshim po zvarritet nga nëntë persona, duke aluduar në numrin e gjykatësve të Kushtetueses.

“Opozita po i dërgon ligjet në Kushtetuese. Më shumë është zvarritje. E patë ligjin për KPK-në. Pra, brenda u punua për këtë ligj. Komisioni i Venecias konfirmoi mbështetjen. U përgatit nën monitorimin e ShBA-së e Anglisë. S’e di! Këta vendosën për jo”, tha ndër tjerash Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *