TË FUNDIT

Kurti: Kam disa ide për Asociacionin

Kurti: Kam disa ide për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar faktin se është duke shqyrtuar modelin e Asociacionit.

Ai ka thënë se këtë do ta bëjë me një ekip, ku pritet të përfshihet një grup njohësish të të drejtave ndërkombëtare, përcjell lajmi.net.

Siç tha ai në Rubikon, në Ohër u tregua kreativ e konstruktiv. Madje, ripërsëriti faktin se nëse u përmbahet të tri shtyllave, e themelon shpejt draftin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne kemi treguar edhe konstruktivitet edhe kreativitet. Siç e kam thënë, ua thash që ta përgatis të nesërmen dokumentin që do t’i kishte tri shtylla. Bazën evropiane të dokumentit të Mogerinit, Kushtetutën e Kosovës dhe vlerat universale demokratike. Aty, Vuçiqi tha për mua takimi mbaron këtu”, tha ndër tjerash Kurti.

Veç kësaj ai komentoi edhe çështjen e vendimit të Kushtetueses, duke thënë se kanë marrë besimin e 500 mijë qytetarëve, por po mbesin peng të nëntë personave, duke aluduar te numri i gjykatësve të institucionit më të lartë juridik në vendin tonë.

“Opozita po i dërgon ligjet në Kushtetuese. Më shumë është zvarritje. E patë ligjin për KPK-në. Pra, brenda u punua për këtë ligj. Komisioni i Venecias konfirmoi mbështetjen. U përgatit nën monitorimin e ShBA-së e Anglisë. S’e di! Këta vendosën për jo”, tha ndër tjerash Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *