Gjesti fisnik i qytetarit nga Kosova, gjen portofolin me para dhe e dorëzon në polici
Të mërkurën në Stacionin Policor Kllokot një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilin e kishte gjetur afër një qendre tregtare.
Në të kishte 470 euro dhe dokumente personale.
Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt. Më pas e kanë thërritur në stacion dhe ia kanë dorëzuar portofolin, paratë dhe dokumentet.
Njoftimi i policisë:
“Sot me datën 29.03.2023 në Stacionin Policor Kllokot një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilin e kishte gjetur afër një qendre tregtare në Kllokot, në të cilin kishte një shumë parash prej 470 euro dhe dokumente personale.
Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt duke e ftuar në stacion dhe të njëjtit konform procedurave i është dorëzuar portofoli, paratë dhe dokumentet.
Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, njofton policia. /kosovapress