TË FUNDIT

Drejtor i ri i Radio Kosovës emërohet i suspenduari për komente homofobike

Drejtor i ri i Radio Kosovës emërohet i suspenduari për komente homofobike

Arsim Halili është emëruar drejtor i Radio Kosovës. Kështu ka vendosur Bordi i Radio Televizionit të Kosovës me gjashtë vota për dhe dy kundër.

Halili në këtë pozitë është zgjedhur me propozimin e drejtorit gjeneral të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekajt.

“Konkursi për drejtor të radios është përmbyll me sukses. Kandidati më i suksesshëm ka rezultuar Arsim Halili. Andaj rekomandoj që në këtë mbledhje të votohet ai. Konkursi është shpallur më 14 shkurt dhe është mbyllur me 1 mars. Pas formimit të komisionit, dy nga anëtarët kanë kërkuar të dorëheqjen, Arta Avdiu dhe Ariana Pallata dhe janë zëvendësuar më pas…”- tha Ahmetxhekaj, raporton Kallxo.

Por, kush është Arsim Halili?

Arsmi Halili, është pjesë e RTK-së, qe një kohë të gjatë, teksa në vitin 2016 ishte degraduar nga komisioni disiplinor i RTK-së, pasi që kishte bërë komente homofobike në profilin e tij në Facebook.

“Si qytetar i këtij vendi që mëton me shpërthy izolimin shumëvjeçar, i kam tri pyetje koncize: A është edhe LGBT, kusht për liberalizimin e vizave? Ky kusht a plotësohet me sapun, a pa sapun?
Edhe e treta, për liberalizim vizash, a ma mirë me sakrifiku me demarkacion a me thobë?!”

Për këto komente kishte reaguar edhe Këshilli i Mediave të Shkruara, duke konsideruar gjuhën e Halilit si gjuhë të papranueshme, madje denigruese ndaj komunitetit LGBTI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *