TË FUNDIT

Babai raportoi të zhdukur vajzën e tij të mitur, Policia arreston një person nën dyshimin për dhunim

Babai raportoi të zhdukur vajzën e tij të mitur, Policia arreston një person nën dyshimin për dhunim

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person i dyshimtë për dhunim.

Gjatë ditës së djeshme, në stacionin policor në Klinë prindi i viktimës e ka paraqitur si person të zhdukur vajzën e tij (të mitur).

Ankuesi ka deklaruar se vajzën e ka kërkuar në disa lokacione, por nuk e ka gjetur.

I njëjti ka deklaruar se ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit të dyshuar dhe i njëjti është arrestuar.

“Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё”,thuhet në njoftim.

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *