TË FUNDIT

Arifi: Albin Kurti po do të bëhet si Tito

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se Kurti po do të bëhet sikur Tito.

Këto deklarime ai i bëri në Tëvë1, teksa hodhi kritika në drejtim të kreut të qeverisë kosovare, për mosangazhimin për çështjen e shqiptarëve të Luginës.

Sipas tij, secila pakicë në Serbi ka dikë që përkujdeset. Bullgarët kanë Bullgarinë, hungarezët kanë Hungarinë ndërsa shqiptarët s’e kanë askë.

“Lugina e Preshevës ish dashur të trajtohet në mënyrë specifike, jo të gjeneralizuar me minoritetet tjera në Serbi. Pakicat tjera kanë qeveri që përkujdesen s’kanë nevojë për Kosovën.

Bullgarët e kanë Bullgarinë, hungarezët e kanë Hungarinë, boshnjakët e kanë Bosnjën, kroatët e kanë Kroacinë.

Çka po bën ky qetash? Ky si Tito qetash po do të bëhet. Unë për krejt po përkujdesem, rri këqyrna veç neve në Luginë mas pari”, ka thënë ndër tjerash Arifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *