Ymeri: Kurti s’është më kryeministër i shpresës, as vetë s’e beson këtë
Ymeri: Kurti s’është më kryeministër i shpresës, as vetë s’e beson këtë
Pas intervistës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar nga analistët politikë, për ato që i tha kryeministri.
Ish-kreu i VV-së, Visar Ymeri, ka deklaruar se Kurti nuk shihet më si kryeministër i shpresës. Madje, sipas tij as vetë i pari i qeverisë nuk e beson një gjë të tillë.
Siç shtoi Ymeri, Kurti nuk dallon shumë nga politikanët e tjerë që kanë qeverisur me Kosovën.
“Kurti sot, e futi veten në këtë regjistër të politikaneve [shumë kanë qenë ta korruptuar tash janë vetëm disa]. Kurti më nuk është kryeministri i shpresës, ky as veten se sheh më si kryeministër i shpresës. Kurti nuk tregoi fare për asnjë aspekt transformativ e vizionar për Kosovën, krejt çfarë tregoi ishte se po mundohet të qeverisë pak më mirë, diku po e arrin diku është koha e shkurtër e diku mbase është dorëzu”, ka thënë Ymeri në Debat Plus.
Tutje, ai vlerësoi se Kurti e ka ndërruar mendimin edhe për veten si politikan,
“Kurti e di se në raport me dialogun me Serbinë është i dorëzuar. Spo them që është keq as në raport me Kosovën as në raport me rolin si kryeministër, por i dorëzuar nga modeli i politikanit që ky e ka prezantu vetën apo që ka pas dëshirë me ndjek. Kurti edhe sot në njëfarë mënyrë e tha në fakt nuk është më vetëm që i ka ndryshu qëndrimet për secilën çështje, por Kurti e ka ndryshu edhe qëndrimin për veten si politikan, tash nuk po thotë që jam dita krahas natës, tash po thotë që jam vetëm pak më i mirë se tjerët”, pohoi ndër tjerash ai.