TË FUNDIT

Teksa Kurti flet në intervistë, reagon deputeti i VV-së: Në vend të rrenave të hijshme, duhet ta tregojmë të vërtetën

Teksa Kurti flet në intervistë, reagon deputeti i VV-së: Në vend të rrenave të hijshme, duhet ta tregojmë të vërtetën

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës sonte regjistroi një nga paraqitjet e rralla televizive në mediat vendore.

Ajo në një intervistë gati njëorëshe në Debat Plus, foli për dyvjetorin e qeverisjes, marrëveshjen e Ohrit dhe shumëçka tjetër rreth kësaj kohe në qeveri, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, është parë një reagim interesant përderisa Kurti ishte në intervistë, reagoi deputeti që shihet çdo herë e më larg grupit parlamentar të VV-së, Eman Rrahmani.

Rrahmani, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, shpërndau një thënie të Alija Izetbegoviç, në të cilën kërkohet që popullit t’i tregohet e vërteta, pavarësisht se sa e shëmtuar mund të jetë ajo.

Kjo shihet qartë se ishte e destinuar për Kurtin, duke aluduar kështu se marrëveshja e arritur në Ohër ka diçka tjetër në krahasim me atë se çka po proklamon shefi i ekzekutivit.

Gjithsesi, marrëveshja do duhet të kalojë në Kuvend, atëherë mbetet të shihet se cila do të jetë vota e secilit deputet veç e veç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *