Orkestrim votash apo jo, deputeti që deponoi ankesën në Kushtetuese: Gjykata do ta konstatojë
Orkestrim votash apo jo, deputeti që deponoi ankesën në Kushtetuese: Gjykata do ta konstatojë
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka komentuar çështjen e deponisë së ankesës në Kushtetuese, lidhur me vendimin për orkestrimin e votave nga Lista Serbe.
Berisha u tregua i matur duke thënë se Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do ta konstatojë ankesën që derivoi nga vendimi i Supremes, përcjell lajmi.net.
Ai gjithashtu shtoi se vendimi që po e presin ka të bëjë me saktësinë nëse ka pasur orkestrim të votash nga Lista Serbe dhe partitë tjera që kanë bashkëpunuar me të.
“Sa për njoftim të opinionit dhe për shkak se ka kaluar një kohë prej dy vite, me 13 prill bëhen dy vite prej kur e kemi deponuar kërkesën tonë së bashku me ish-deputetin Albert Kinollin për të vërtetuar kushtetutshmërinë për një vendim të dalur nga Gjykata Supreme që doli në atë kohë kur u dha vendimi për orkestrimin e votave.
Ky vendim që na po e presim tani nga Kushtetuesja ka të bëj kryesisht me saktësinë ose konstatimin se ka pasur orkestrim të votave nga ana e Listës Serbe dhe nga partitë që kanë qenë bashkëpunuese me Listën Serbe. Tani edhe pas dy vite ende presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pa e paragjykuar se çfarë mund të del nga ai vendim”, ka thënë Berisha në Kanal10.