TË FUNDIT

Kurti refuzon të komentojë deklaratat e së kaluarës: Nuk jam makinë kohore, mos më ktheni vite pas

Kurti refuzon të komentojë deklaratat e së kaluarës: Nuk jam makinë kohore, mos më ktheni vite pas

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti për herë të parë pas një kohe të gjatë është paraqitur në një studio kosovare.

I ftuar në Debat Plus, zbarkim ky që derivoi nga takimi i kryeministrit me gazetarë, shefi i ekzekutivit tentoi të flasë për përgjigjet e së kaluarës, ose siç iu referua ai, nuk jam makinë kohore, përcjell lajmi.net.

“Si kryeministër i Kosovës, kam trashëguar disa marrëveshje, që mua më duhet të nxjerr më të mirën e mundshme. Por, mos më kërkoni të flasë për të kaluarën. Për vitin 2010. Ose për 2005. Çka është ky obsesion? Nuk jam makinë kohore unë. Mos më ktheni vite pas”, tha ndër tjerash Kurti.

Ky i fundit, para gazetarit tha se nuk ka ardhur për të komentuar marrëveshjen e Ohrit, por dyvjetorin e qeverisjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *