TË FUNDIT

Kryekëshilltari i Gërvallës e pranon se ishte në një klub në Tajlandë, sulmon brutalisht mediat

Kryekëshilltari i Gërvallës e pranon se ishte në një klub në Tajlandë, sulmon brutalisht mediat

Sharr Jakupi, shefi i kabinetit të ministres së Jashtme, Donika Gërvall, ka reaguar pas raportimeve se ai ka vizituar një klub striptizi në Tajlandë.

Jakupi, “në stilin” e Prindon Sadriut, burrit të presidentes Osmani, ka sulmuar rëndë mediat, shkruan lajmi.net.

Në një postim në Facebook, ai ato i ka quajtur “këlyshë të klanit Pronto”, që sipas tij po përhapin lajme të rreme.

Ai thotë se fotografia në fjalë është realizuar në një klub nate gjatë pushimeve private në Tajlandë dhe jo në një klub striptizi.

Postimi i plotë i tij:

Këlyshët e klanit Pronto po përhapin sërish lajme të rreme.

Përmes këtij postimi dua të demantoj artikullin që po qarkullon në disa media online lidhur me një fotografi ku shihem unë në një club nate gjatë pushimeve private që kam kaluar në Tajlandë.

Dua të theksoj që aludimet e mediave duke filluar nga lloji i club-it e deri tek pjesa që ka mundur të jetë vizitë zyrtare, janë të pavërteta dhe me tendencë të prishin reputacionin tim si individ, profesionist dhe zyrtar shtetëror. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *