TË FUNDIT

Eurodeputeti austriak: Asociacioni pa legjislativ, sikurse Tiroli Jugor

Eurodeputeti austriak: Asociacioni pa legjislativ, sikurse Tiroli Jugor

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka treguar pritshmëritë e tij se çfarë pret pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, nëse ajo ndodh.

Ai, në një intervistë për Klan Kosovën ka deklaruar se beson që pala kosovare do ta zbatojë planin evropian për dialogun që është propozuar së fundi.

Sipas tij, nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe përshkruhet si vetëmenaxhim, duhet të merret për shembull një strukturë e ngjashme me Tirolin e Jugut.

“Rezultati duhet të jetë një strukturë e ngjashme me Tirolin Jugor. Sigurisht që komunat veriore të Kosovës nuk do të kenë një organ legjislativ të izoluar. Kjo do të shkaktonte rrëmujë. Por një vetëmenaxhim do të ishte në rregull; si në Tirolin Jugor. Duhet të mendojmë për njerëzit e rregullt që meritojnë një jetë të denjë”, deklaroi ai.

"Njeriu i VV-së" merr detyrën e guvernatoritBashkim Nurboja, ish-kandidat i VV-së për deputet dhe më vonë kryetar të Pejës, është caktuar guvernator i përkohshëm i Bankës Qendrore të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar kjo e fundit përmes një komunikate të para pak çasteve, përcjell lajmi.net. Ky vendim ka ardhur pas zhvillimeve të fundit, ndërsa siç edhe mund ta shihni në njoftimin…Lexo me shumëlajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *