Detaje nga vdekja e dyshimtë dje në Vushtrri: Dëshmitari e kishte parë trupin afër një ure
Detaje nga vdekja e dyshimtë dje në Vushtrri: Dëshmitari e kishte parë trupin afër një ure
Policia ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së dyshimtë që ka ndodhur dje në Vërnicë të Vushtrrisë.
Në raportin e policisë thuhet se një dëshmitar kishte raportuar se e kishte parë një trup të pa jetë afër një ure të lumit.
Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.