TË FUNDIT

Deputetja e PDK-së: Gërvalla në gjumë, Kurti siç duket e ka përjashtuar nga kabineti

Deputetja e PDK-së: Gërvalla në gjumë, Kurti siç duket e ka përjashtuar nga kabineti

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka akuzuar ministrinë e Jashtme të Kosovës për neglizhencë në procesin e sigurimit të njohjeve nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.

Në një postim në Facebook, Musliu Shoshi ka përmendur qëndrimin e presidentes greke se shteti i saj nuk ka ndryshuar qëndrim karsh Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare ka mbetur vetëm një iluzion.

Madje siç shprehet deputetja, “Gërvalla është në gjumë” dhe sipas saj nga ajo që duket, “Kurti e ka përjashtuar krejt nga kabineti”.

Postimi i plotë i Ariana Musliut:

A kemi Ministri të Jashtme?

Në një periudhë mjaft të rendësishme për Republikën tonë, kur nevojitet punë e madhe siç është lobimi për njohje nga 5 shtetet e BE-së, anëtarësim në organizata nderkombëtare, përforcim i ambasadave tona me staf diplomatik e direktiva të qarta nga qendra, ne kemi këtë gjendje faktike:

Shtete jo njohëse njëra pas tjetrës po deklarohen se qendrimi i tyre ndaj Kosovës ka mbetur po i njëjti.

Antarësimi në organizata ndërkombëtare mbetet vetëm një iluzion.

Ambasadat tona kanë mbetur gjysëm të zbrazura. Edhe ata që kanë marrë „bekimin“ e Donikës janë disa që më mirë t‘i kishte mbajtur në Prishtinë.

MPJD është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona, ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët veç me politikë të jashtme nuk kanë asnjë lidhje.

Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtu nga kabineti!. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *