TË FUNDIT

Dëme të shumta në Prishtinë nga erërat e forta, kryetari Rama jep detaje

Dëme të shumta në Prishtinë nga erërat e forta, kryetari Rama jep detaje

Ndryshimi i motit dhe erërat e fuqishme që së fundi “trazuan” gjithë vendin sollën dëme të mëdha.

Dëme të tilla pati edhe në Prishtinë.

Disa lisa të rrëzuar kanë dëmtuar edhe automjete të shumta.

Po ashtu dëme pati edhe në kuadër të disa prej ndërtesave në kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar sot disa fotografi nga ndërhyrja e ekipeve emergjente, të cilat prej dje janë duke sanuar dëmet e ndodhura si shkak i këtyre erërave të forta.

“Ekipi nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në bashkëpunim me Zjarrëfikësit dhe NPL „Hortikultura”, këto dy ditë pas erërave të forta dhe reshjeve të shiut, u ka dalë në ndihmë qytetarëve të #kryeqytetit duke u siguruar të evitojë dëmet dhe rrezikun.Faleminderit Drejtori Lulzim Fushtica për gatishmërinë🙏🏻”,shkroi ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *