TË FUNDIT

Arifi ironizon me presidenten Osmani: Më tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk bëhet

Arifi ironizon me presidenten Osmani: Më tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk bëhet

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se ka patur një takim me presidenten e Kosovës , Vjosa Osman, meqë rast ka marrë premtime të mëdha.

Ai madje tha se qysh para një viti e kishte ditur se marrëveshja Kosovë-Serbi do të realizohet.

“Për mua ka qenë e qartë që kjo marrëveshje do të realizohet. Pikëpamjen ia tregova dhe Osmanit”

Por Arifi thotë të ketë marrë një premtim nga Presidentja se Asociacioni nuk bëhet.

“Unë kur kam qenë në takim me Vjosa Osmanin ia kam treguar këtë informatë, por presidentja Osmani më tha se nuk bëhet asociacioni”.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe presidenca kanë qenë në sfera të tjera të jorealitetit.

“Unë iu kam treguar që e kam nënshkruar një dokument, i cili është publikuar nga liderët shqiptarë këtu tek ne para një jave që ne kërkojmë të përfshihemi në marrëveshje”, tha Arifi.

Krejt këto akuza Arifi i tha në një lidhje direkte për Euronews Albania, ku u pyet rreth takimit që ai pati me Ambasadorin e SHBA-së Christopher Hill.

Përveç kësaj, Arifi hodhi edhe akuza kundrejt kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se Kurti është shpallur “Non Grata” nga SHBA, edhe pse kjo gjë nuk është bërë zyrtare ende.

Arifi nënvizoi se Kurti nëpërmjet formave të ndryshme ka bërë politika që kanë qenë në dëm të shqiptarëve të Preshevës.

“Për mua ka qenë e qartë që kjo marrëveshje do të realizohet. Pikëpamjen ia tregova dhe Osmanit. Albin Kurti në SHBA edhe pse nuk është zyrtarizuar është një person ‘non grata’. Mirëpo ne kërkojmë vazhdimësi, që të kemi të drejta nga qeveria dhe Kushtetuta e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *