TË FUNDIT

Persona të maskuar demolojnë një lokal në rrugën “Rexhep Luci”

Persona të maskuar demolojnë një lokal në rrugën “Rexhep Luci”

Persona të maskuar kanë demoluar një lokal në rrugën “Rexhep Luci”, gjegjësisht te pjesa e njohur si te “Kinemaja”.

Kështu ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, që shtoi se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, përcjell lajmi.net.

Në koordinim me prokurorin e shtetit kanë filluar hetime për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

“Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet ndër tjerash në përgjigjen e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *