Mërgimtarit në Gjilan i konfiskohet patentë shoferi, në zonën 50 km/h po voziste 104 km/h
Policia e Kosovës ia ka marrë lejen e vozitjes një shoferit në Gjilan, i cili në zonën ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h, u zu duke vozitur 104 km/h.
Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte duke vozitur nga Gjilani për në Kamenicë, saktësisht në fshatin Miresh, teksa përveç konfiskimit të patentë shoferit, ai morri gjobë në vlerë prej 300 eurove, ndërkaq, nga fotografia e Policisë, shihet se shoferi është mërgimtar nga Zvicra.
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e katër (104) km/h. Ndaj këtij kundërvajtësi zyrtarët policor kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe e kanë konfiskuar patentë shoferin”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info