TË FUNDIT

“Marshi për Drejtësi”, BSPK-ja në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Marshi për Drejtësi”, BSPK-ja në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbështet “Marshin për Drejtësi”, që do të mbahet më 2 prill në shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Kështu u bë e ditur në një komunikatë për media pas takimit të kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykollit me dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli.

“Hoxha dhe Tasholli kanë kërkuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen edhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në këtë marsh solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë. Në anën tjetër, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u ka ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë marsh”, thuhet në komunikatën për media.

“Marshi për Drejtësi” do të mbahet me 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *