Loja e diplomacisë greke me Kosovën
Arsim Zekolli
Me c’do vizite seriale te Ministrit te Jashtem Grek Dendias, shtohen zerat shpresues se “ja, Greqia para njohjes se Kosoves”. Me c’do vizite Micotakis apo Presidentes Greke ne Beograd, demantohen shpresat. Dhe keshtu vazhdon loja bizantine e politikes dhe diplomacise Greke. Ta zberthejme pak kete loje.
Pershtypja e kinse afersise dhe “mirekuptimit” grek ndaj pavaresise se Kosoves eshte ne fakt vetem se politik e kunder-balancit ndaj raporteve te tensionuara mes Greqise dhe Shqiperise. Me kete casje Greket tentojne te mbajne te qete Kosovaret dhe ne distance nga qendrimi mbare-kombetar per poliktikat e Athenes ndaj Shqiperise. Qellimi kyq eshte parandalimi i kohezionit kombetar, jo njohja – bile as mirekuptimi – per pavaresine e Kosoves.
Kjo casje Greke ne maqedoni replikohet nga casja Spanjolle ndaj Shqiptareve ne Maqedoni. Favorizimi qe diplomacia Spanjolle ua ben Shqiptareve ne Maqedoni eshte per te evituar akuzat per racizem anti-Shqiptar qe per dekada rresht ushqehet ne Spanje, si nga e majta anti-amerikane ashtu dhe nga e djathat post-Frankiste. Perkrahja qe Spanja jep per Shqiptaret nga Maqedoni ne arenen nderkombetare eshte per te bere perqarjen kombetare ne favor te interesave Spanjolle.
Pjese e kesaj loje te fytjes se pykave mes Shqiptareve jan favorizimet e ndryshme qe ne nje periudhe behen ne Shqiperi per te shmangur akuzat e albanofobise apo per te penguar ose parandaluar kohezionin kombetar. Ne kete loje perfshigen posaqerisht Rumania, Hungaria, Holanda, pjeserisht Polonia, Azerbejxhani, qarqe te Stejt Departamentit. Asnje prej tyre nuk ka asnje element pro-Shqiptar, bile as per se afermi, por kryekeput motive perqarese, kamufluese, sabotuese dhe anti-kombetare.
Prandaj, thjeshtesojme gjerat: politika greke nuk mund te jet pro-pavaresise pasi qe motivin e ka tek animoziteti me Greqine. Politika e Spanjes nuk mund te jet pro-Shqiptare ne Maqedoni pasi qe motivin e ka te mban Shqipet ne Maqedoni ne gjendje gjumi mbi lavderata koti deri sa zgjidhet ceshtja e Kosoves qe prek ne statusin e Kataolonie, tokes Baske. Politika dhe diplomacia Rumune nuk eshte aspak ne tone mirekuptimi per Shqiperine ose Shqipetaret e Maqedonise pasi qe tradicionalisht diktohet nga afersia me Beogradine dhe gatishmerine e Bukarestit qe per interesa Serbe te ngacmon perqarje kombetare.
Nese gaboj, lexoni reagimet e Athenes, Madridit, Bukarestit kur takohen me shum se 2 burreshtetas Shqipetar. Pikerisht reagime qe aspak nuk dallojne nga ato te Beogradit.