TË FUNDIT

Kapja e duhanit të papërpunuar në Viti, arrestohet edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Një rrjet kontrabandues i duhanit nga Maqedonia e Veriut është kapur gjatë aksioni të djeshëm të policisë dhe doganës së Kosovës në afërsi të Vitisë.

Siç bëhet e ditur janë ndaluar tre automjete me duhan të kontrabanduar, ndërsa janë arrestuar katër shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Policia theksoi se me urdhër të gjykatës janë bastisur shtëpitë e të dyshuarëve ku është gjetur sasi e konsiderueshme e cigareve të llojeve të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit në këtë rast janë dërguar në mbajtje. Veturat dhe malli janë sekuestruar për hetim të mëtejmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *