TË FUNDIT

Hill: Dialogu nuk parasheh reciprocitet

Hill: Dialogu nuk parasheh reciprocitet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Hill ka folur pas vizitës që kishte në Preshevë.

Në një paraqitje për RTV Aldi, ai ka thënë se dialogu nuk parasheh reciprocitet, çka do të thotë se çështja e Kosovës Lindore nuk mund të përfshihet në negociata, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ai përmendi edhe marrëveshjen e Ohrit, duke shtuar se ka të bëjë me adresimin e problemeve mes Kosovës e Serbisë dhe nëse kjo arrin të jetë e suksesshme, atëherë do të përfitojë i gjithë rajoni.

“E di se shumë njerëz në Preshevë mendojnë se është dashur të përfshihet edhe çështja e Preshevës në këtë marrëveshje. Këto çështje duhet të zgjidhen brenda Serbisë, me standardet që janë universale për të gjithë.

Dialogu i Brukselit i cili kulmoi me Marrëveshjen e Ohrit ka të bëjë me adresimin e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse kjo marrëveshje është e suksesshme, mendoj se kjo do t’i ndihmojë të gjithë rajonit që të krijojë rrethana të reja, ku kufijtë s’do t’i ndajnë njerëzit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *