TË FUNDIT

Gjendet një trup i pajetë në Vushtrri, Policia jep detaje

Gjendet një trup i pajetë në Vushtrri, Policia jep detaje

Policia e Kosovës është duke hetuar një vdekje të ndodhur së fundi në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë.

Rreth orës 11:00, zyrtarët policorë kanë pranuar informatën për gjetjen e një trupi të pajetë në këtë fshat.

Trupi deri më tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore, i moshës së shtyrë.

Kjo është bërë e ditur për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”,tha ai.

Gjithashtu Zahiti theksoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *