TË FUNDIT

Diaspora vitin e kaluar dërgoi 1.22 miliardë në Kosovë, 6% më shumë se vitin paraprak

1.22 miliardë euro janë dërguar në Kosovë nga diaspora gjatë vitit 2022. Kjo shifër përbën rreth 69.4 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021. Sipas një infografike nga “Instituti Gap”, Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili dërgohen më së shumti para, dhe në përqindje kjo përbën rreth 40%.

Po ashtu, kësaj të fundit i bashkohet edhe Zvicra, nga ku kanë ardhur 19% e remitancave. Në anën tjetër, nga viti 2020 kur kishe filluar pandemia Covid-19, statistikat nga BQK tregojnë se vërehet një rritje e pranimit të parave përmes agjencive për transfere të mjeteve. Rrjedhimisht ka pasur rënie të dërgesave përmes kanaleve jo-zyrtare, pra sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *