TË FUNDIT

Abdixhiku për Haxhiun dhe Sallahun: Përveç të padijshëm, janë edhe të rrezikshëm dorëheqja është domosdoshmëri

Abdixhiku për Haxhiun dhe Sallahun: Përveç të padijshëm, janë edhe të rrezikshëm dorëheqja është domosdoshmëri

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli të pavlefshme ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Abdixhiku ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësin e saj, Blerim Sallahu.

Abdixhku tha se një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, nuk mund të sjellë politika të drejtësisë.

Ai tha se një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes e sulmon Gjykatën Kushtetuese, s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë, transmeton lajmi.net.

Deputeti i LDK-së tha gjithashtu se përveçse të padijshëm, të njëjtit janë edhe të rrezikshëm.

Postimi i plotë:

Nga logjika e ‘vajit në tepsi’,

tek sulmet ndaj rendit juridik.

Një Ministri e një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, s’mund të sjellë politika të drejtësisë. Ky është interpretimi i Gjykatës më të lartë në vend – cenim i rendit kushtetues dhe rendit juridik.

Një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes sulmon Gjykatën Kushtetuese s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë. Çfarë shembulli drejtësie e barazie për qytetarët punëtorë e të drejtë?! Pse duhet të tjerët të respektojnë Gjykatat kur ato s’respektohen nga pushtetarët?

Këta kaq dinë, por megjithatë duan më shumë. Prandaj përveçse të padijshëm janë dhe të rrezikshëm. Dorëheqja, si akt moral, është domosdoshmëri, e rendi kushtetues është i shenjtë – diçka që popullistët s’arrijnë ta kuptojnë asnjëherë.

Kosova meriton më mirë.

Kosova mundet më shumë!./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *