TË FUNDIT

“Zgjedhjet lokale në veri mund edhe të shtyhen”

“Zgjedhjet lokale në veri mund edhe të shtyhen”

Emir Azemi, ish-asamblist në Kuvendin Komunal në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se ka gjasa që zgjedhjet në veri të mos mbahen në afatin e caktuar.

“Duke marrë parasysh që kishim një marrëveshje në Bruksel e në Ohër, nuk mendoj që mund të ndodhë që nuk ka një papajtueshmëri në prapaskenë edhe për zgjedhje, me gjasë zgjedhjet edhe mund të mbahen edhe mund të shtyhen. Meqë kishim një proces të shtyrjes së zgjedhjeve në të kaluarën nuk e shoh të pamundur që këto zgjedhje të shtyhen edhe për një afat kohor një muaj ose dy muaj”, ka thënë Azemi në Info Magazinë.

Ai tha se Lista Serbe është e delegjitimuar jo vetëm në veri, por edhe në Kosovë në tërësi.

“Pas zhvillime të fundit që kanë ndodhur në Kosovë, në Bruksel e në Ohër, Lista Serbe nuk e ka përkrahjen dhe besimin e qytetarëve serbë në veri. Nuk është më me rëndësi se a do të marrë pjesë kjo listë në këto zgjedhje ose në zgjedhjet që mund të shtyhen në veri ose në Kosovë në tërësi, por shtrohet pyetja se a do të marrin pjesë qytetarët dhe iniciativat ose partitë tjera politike ose Lista Serbe në këto zgjedhje”, ka shtuar ai.

Azemi shtoi se mbajtja e zgjedhjeve me kandidatë shqiptarë nuk është e pamundur.

Ai tha se serbët në veri e kanë kuptuar se mbajtja e zgjedhjeve nuk është problem në

“Nuk është problem mbajtja e zgjedhjeve, pas këtyre marrëveshjeve mendoj se qytetarët serbë e kanë kuptuar që “the game is over”, pra loja po përfundon në të mirë të Kosovës, por edhe të qytetarëve serbë, pasi janë manipuluar në një kohë të gjatë, duke u mbjellë frikë që të mos marrin pjesë në këto zgjedhje”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *