Policia dhe Dogana e Kosovës zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit
Policia dhe Dogana e Kosovës zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit
Policia e Kosovës bashkë me Doganën kanë zbuluar një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit.
Kjo është arritur si rezultat i hetimeve të përbashkëta nga Policia dhe Dogana e Kosovës, si dhe me autorizimin e organeve të drejtësisë në rajonin e Gjilanit.
Policia sot ka kryer edhe një operacion bastisje dhe kontrolli në Viti, ndaj automjeteve dhe pronave të disa personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
“Gjatë kontrollit është hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit.Autoritetet kanë sekuestruar mallin dhe pajisjet, si dhe janë ndaluar disa persona të dyshuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kontarbandim me mallra”, “tregti e ndaluar dhe “shmangia e pagesave dhe tarifave të detyrushme doganore”.”,thuhet në njoftimin për media.
Tutje u tha se veprimet e mëtejme janë në proces dhe po kryhen në koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente dhe Doganën e Kosovës./Lajmi.net/