Policia deklarohet për plagosjen në rrugën “Qamil Hoxha”, identifikohen të dyshuarit
Policia deklarohet për plagosjen në rrugën “Qamil Hoxha”, identifikohen të dyshuarit
Policia e Kosovës ka konfirmuar të shtënat me armë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.
Sipas policisë në këtë rast dy persona janë plagosur, njëri nga ta dyshohet që të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për lajmi.net se rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarri”,tha Ahmeti.
Tutje është theksuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit si dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë”./Lajmi.net/