Nga Emergjenca flasin për gjendjen shëndetësore të të plagosurve në rrugën “Qamil Hoxha”
Nga Emergjenca flasin për gjendjen shëndetësore të të plagosurve në rrugën “Qamil Hoxha”
Të shtëna me armë zjarri pati sonte në qendër të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Qamil Hoxha”.
Në këtë rast një person u plagos me armë zjarri, ndërsa një tjetër nga një mjet i mprehtë.
Në lidhje me këtë rast është deklaruar edhe drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.
Syla bëri të ditur se gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile.
Po ashtu ai tha se personi që është plagosur nga arma e zjarrit, trajtimin do ta vazhdojë në klinikën e Ortopedisë.
“Njëri është i plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri me mjet të mprehtë. Gjendja është stabile e të dyve. Pas ekzaminimeve të kryera, I plagosuri me armë zjarri do të pranohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm, kurse tjetri do të lëshohet për trajtim në shtëpi”,deklaroi Syla.
Ndërsa nga Policia e Kosovës derisa kanë konfirmuar rastin në fjalë kanë theksuar po ashtu se tashmë janë identifikuar edhe personat e dyshimtë në këtë rast./Lajmi.net/